Transmetuar më 30-12-2019, 18:36

Një banesë është shkrumbuar nga zjarri  pasditen e sotme në Mat.

Mësohet se banesa e familjes së Ramazan Metës në njësinë administrative Baz të Matit është përfshirë nga flakët, duke u djegur plotësisht.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vend duke shuar flakët por banesa është bërë tashmë e pabanueshme.

Tetë anëtarë të familjes Meta kanë mbetur në qiell të hapur. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit por dyshohet se ka ardhur nga një pakujdesi.

Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd