Transmetuar më 30-12-2019, 18:05

Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë përfolur gjithmonë për lidhjen e tyre, por kanë preferuar ta mbajnë larg mediave.

Ndonëse spekulimet kanë qenë të shumta dhe dyshja është fotografuar në vende të ndryshme bashkë, ata nuk kanë pranuar asnjë gjë rreth raportit të tyre publikisht. Por tani këngëtarja dhe portieri i Partizanit kanë vendosur të mos fshihen më.

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka vendosur ti japë fund thashethemeve dhe të dalë hapur me Alban Hoxhën, portierin e kombëtares shqiptare. Me sa duket 2020 do të jetë një vit me surpriza dhe të reja për çiftin.

Një komentuese, perzonazh i ndjekur në profilin e saj në Instagram dhe një modele në profesion thotë se dasma e çiftit është rrrugës dhe se edhe pak do të vijë 2020.

Ndërsa pjesë e reagimieve kanë qenë edhe një sërë emrash të njohur të botës së showbiz si Afërdita Dreshaj, Eraldo Rexho./b.l/noa.al/