Transmetuar më 30-12-2019, 16:56

Një vajzë 8-vjeçare nga Michigani ka vendosur një rekord të ri duke e bërë më e vogla në botë që arrin të kapë një dre.
Braeleigh Miller e qëlloi me një armë gjuetie të kalibrit 308 për të rritur.
Mësimet e gjuetisë i ka mësuar nga babai.
"Ishin akoma në fushë kur ne prisnim orën legale për të shtënë tek kafshët dhe u futëm në fushë. Kafshët ishin në një pozitë të përsosur", tha babai i Braeleigh Gunnar Miller për WXMI-TV.
Miller tha që ai dhe vajza e tij arritën të lokalizojnë drerin 317 kilogramë një natë më parë me ndihmën e një udhëzuesi./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





