Transmetuar më 30-12-2019, 14:52



Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Korçë-Pogradec.
Në afërsi të Maliqit, një automjet tip “Benz” me drejtuese E.B., është përplasur me mjetin tip “Golf” me drejtues Gj.M., rreth 26 vjeç.
Si pasojë, janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjere.
Në mjetin tip "Golf" ishin dy pasagjeret e identifikuara me incialet E.T dhe D.T, ndërsa në "Benz" u plagos pasagjerja L.Sh.
Të gjithë janë dërguar në Spitalin e Korcës ku po mbahen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për të zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit./noa.al/