Transmetuar më 30-12-2019, 14:21

Ëmbëlsia, ndjeshmëria dhe dora e italianes Valeria Bortoluzzi, bënë për vete linjën e njohur të veshjeve Zara.

Studentja e re e institutit Marangoni në Milano, u zgjodh këtë fundjavë për të dizenjuar koleksionin e ri ekskluziv të veshjeve, për markën e njohur spanjolle.

Në garë mes 100 të rinjve të vitit të dytë në Universitetin e modës, Valeria u përzgjodh për stilin e saj ndërkohë që thotë se emocioni ishte shumë i madh.

Për të kaluar në seleksionim ajo dhe konkurrentët e tjerë u vlerësuan nga një juri dizajnerësh të Zara woman. Kompania me më shumë se 7000 pika shitje në botë dhe 170 mijë punonjës, i zgjodhi kandidatët nëpërmjet imazheve të tyre frymëzuese.

“Bota e modës ecën shumë shpejtë, e rëndësishme është që të jetohet mirë”, tha Bortoluzzi.

E reja thotë se “Aftësia për të punuar me duar po humb. Por vë re se personat që më shohin teksa vizatoj mbeten pa fjalë. Shpresoj që një ditë të qepurit me dorë, në bashkëpunim me teknologjinë dhe talentin të bëhen një”. /a.y/noa.al