
Një person i shumëkërkuar nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, është vënë në prangat e policisë së Tiranës.
Efektivët e komisariatit Nr. 4, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative e arrestuan të dyshuarin në zonën e Freskut, në Tiranë.
Bëhet fjalë për të shpallurin në kërkim ndërkombëtar, i cili rezultonte me dy emra Xhimi Isiu (G. M)., 35 vjeç, banues në Tiranë.
35-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Napolit, Itali, ka lëshuar urdhër-arrestin për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.
Aktualisht Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





