Transmetuar më 30-12-2019, 13:53

Një nënë skoceze është tronditur nga ajo që gjeti në dhomën e djalit teksa po pastronte.

Ajo u përball me një qese me pluhur të bardhë dhe mendonte se i biri konsumonte drogë. Po vendosi që ta priste për të mësuar të vërtetën.

E dërgoi qesen në kuzhinë dhe sapo hyri Jake në shtëpi, e pyeti nëse është konsumator i drogës.

E vërteta ishte se atij i pëlqen shpesh herë që të hajë ushqime natën dhe nuk i pëlqen të pastrojë dhomën, prandaj gjithçka kishte qesja ishin patatina të mbetura.

Kështu ai i tha nënës që ta provojë për ta mësuar nëse është drogë. "Unë nuk e di se si është shija e saj, prandaj nuk kam si ta kuptoj", u përgjigj ajo.

Ndërsa Jake i dha fund bisedës duke i thënë se mund ta kuptojë mjaft mirë shijen e patatinave dhe qetësoi nënën. /a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd