Transmetuar më 30-12-2019, 11:36

Po zhvillohet këtë të hënë të fundvitit mbledhja e tretë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit. Ministri Bledi Çuçi ka bërë një bilanc të dëmeve nga tërmeti dhe banorëve që janë të strehuar aktualisht në hotele dhe çadra. Çuçi tha se në hotele ndodhen mbi 3 mijë persona, ndërsa në çadra janë mbi 10 mijë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shifrat nga Emergjencat

3613 persona janë në hotele

10225 në çadra, numrin më të lartë e ka qarku i Durrësit

39310 objekte janë verifikuar

3580 të pabanueshme në Durrës

72 objekte janë shembur

10 në Tiranë

7 në Lezhë

Familjet përfituese të qirasë

Në Durrës 1310 familje

Në Shijak 1187

Në Tiranë 2274

Në Vorë 499

Në Kavajë 176

Në Kamëz 270

Në Lezhë 610

Meremetimet

887 leje në Tiranë

12 leje në Durrës (6 kanë filluar zbatimin)

Shëndetësia

8 pacientë janë të shtruar te Trauma

3 janë dërguar për specializim jashtë vendit

Arsimi

53 shkolla janë dëmtuar rëndë nga tërmeti, u pezullua mësimi, u transferuan

Qarku më i goditur Durrësi, 32 shkolla

14 në Tiranë

7 në Lezhë

28 shkolla janë meremetuar në Durrës.