



Mbrëmjen e së shtunës, një ngjarje tragjike goditi familjen prej shtatë anëtarësh në Kaliforni.
Si pasojë ndërruan jetë babai me djalin dhe dy vajzat dhë shpëtuan nëna me dy fëmijët e tjerë.
Në deklaratën e së shtunës, autoritetet konfirmuan se shkaku i zjarrit ishte një problem elektrik me pemën e Krishtlindjes në familjen Moreno.
"Kjo tragjedi nënvizon se sa shpejt mund të përhapet një zjarr. Alarmi i duhanit është një pjesë kryesore e një plani për të shmangur zjarrin në shtëpi sepse paralajmërojnë në rast tymi," tha shefi i Hemet Zjarrit Scott Brown.
Zjarri shpërtheu rreth orës 1:15 të natës dhe babai i familjes, Juan Moreno doli nga shtëpia. Por ai u kthye sërish brenda sepse ishin fëmijët aty.
Ai u përpoq të shpëtonte vajzën 4-vjeçare Janessa dhe 12-vjeçaren Maria, por të gjithë ndërruan jetën. Djali 8-vjeçar, Isaac u dërgua me urgjencë në spital, por më vonë u shpall i vdekur për shkak të plagëve të shumta.
Gruaja e Juan Moreno, Christina dhe dy fëmijët e tjerë, përfshirë të porsalindurën Cecily dhe 11-vjeçarin Jealyn mbijetuan./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





