Transmetuar më 30-12-2019, 11:07

Banda shqiptare që bënte kërdinë me vjedhje në Spanjë ka rënë në duart e policisë së Katalonjës.

Një deklaratë e policisë tregoi se janë arrestuar katër shqiptarë të moshës 32 – 34 vjeç.

Ata akuzohet se kanë kryer 27 plaçkitje shtëpish në Vallès Occidental dhe Baix Llobregat Osona.

Arrestimi i tyre u bë pas një muaji hetime. Policët nisën vëzhgimet sepse banorët e zonës ankoheshin vezhdimisht.

Një ditë, fqinji i tyre i thirri shërbimet e urgjencës për të raportuar se kishte parë një burrë që vepronte në mënyrë të dyshimtë në parkun e komunitetit të një blloku apartamentesh dhe një oficer në detyrë nxitoi për në vendngjarje.

Skema e tyre e vjedhjes ishte pothuajse gjithmonë e njëjtë. Ata vendosnin maskat e zeza, parkonin makinën në një vend të errët derisa kryenin vjedhjen e ktheheshin në apartamentin e tyre në lagjen Calaf Perafita të Barcelonës./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd