Një grua gjeti vdekjen në mënyrën më të tmerrshme të mundshme, e djegur e gjallë.
Ngjarja e rëndë ndodhi teksa celulari ishte në karikim, çka shkaktoi djegien e shtëpisë së drurit ku ajo flinte.
33-vjeçari Nisachol Sawasdiwong dhe i shoqi i saj Yothin, 36 vjeç, ishin bashkë duke fjetur, kur zjarri përfshiu papritur shtëpinë e tyre në Nakhon Si Thammarat, të Tajlandës, mëngjesin e së enjtes që lamë pas.
Yothin arriti që të dilte nga shtëpia para se të humbte ndjenjat, ndërsa e shoqja u bllokua mes zjarrit. Zjarrfikësit e shuan zjarrin, por gruaja u gjet e karbonizuar.
Ndërkohë burri u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë. Nga verifikimet e kryera rezultoi se zjarri ra për shkak të një shkëndije elektrike, gjatë karikimit të celularit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd