


Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur një gyshi për Ditën e Krishtlindjes. Anthony Clark u rrah me shkop bejsbolli jashtë shtëpisë së tij dhe humbi jetën.
Ai u godit rëndë në kokë dhe nuk i rezistoi dot plagëve të rënda.
50-vjeçari u shpall i vdekur të dielën në Spitalin Royal Melbourne. Organet e viktimës iu dhuruan atyre që janë në nevojë.
"Ai dhuroi zemrën e tij, pankreasin, mëlçinë dhe veshkat … duke kursyer jetën e njërit dhe duke ndihmuar jetën e katër të tjerëve," tha familja e tij për ‘Herald Sun’.
Familja pretendohet se Anthony Clark u sulmua nga një grup të rinjsh.
Nuk dihet ende motivi i ngjarjes së rëndë, ndërkohë që policia po vijon me hetimet./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





