Transmetuar më 30-12-2019, 08:59

U cilësua një hero i vërtetë, shoferi i cili arriti që të mbante nën kontroll një autobus i cili po rrëshqiste në akull dhe dëborë.

Pamjet që noa.al sjell më poshtë, vijnë nga Minnesota, në SHBA dhe në to shihet një autobus shkolle duke rrëshqitur në akullin që kishte mbuluar rrugët e qytetit të Eden Prairie.

Fatmirësisht shoferi arriti që të manovrojë, duke parandaluar një aksident të mundshëm.

Ky nuk është rasti i parë i një ngjarje të tillë, pasi vetëm gjatë fundjavës brenda pesë orësh u regjistruan 357 incidente të ngjashme prej akullit. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd