“Ishte një kënaqësi e vërtetë të të njihja Ali, një frymëzim i vërtetë”. Me këto fjalë Cristiano Ronaldo tregoi zemrën e tij të mirë në Dubai, duke i realizuar ëndrrën vogëlushit Ali Turganbekov, një fëmijë nga Kazakistani i lindur pa këmbë, i cili nuk ka pasur asnjëherë mundësi që të luajë futboll, pasionin e tij.
Ai shumë shpejtë u kthye në fytyrën e UEFA dhe mundi të takojë shumë kampionë të futbollit, por nuk kishte arritur që të takonte ende idhullin e tij.
Deri kur në hollin e një hoteli në Dubai, pati mundësinë që të lozte me top me Ronaldon.
“Ja pse je më i miri në botë. Një mijë herë faleminderit Cristiano, e lumturove pafund vëllain tim Ali”, shkroi në videon e publikuar në Instagram, boksieri kazak, Khabib Nurmagomedov, i cili ndau pamjet. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd