Transmetuar më 29-12-2019, 22:53

Këngëtarja Arilena Ara, duket se është në periudhën më të favorshme të saj, me një karrierë në majë dhe e plotësuar sa i takon jetës sentimentale.

Siç përflitet prej kohësh në mediat rozë, Arilena është lidhur me menaxherin e saj Popi Kola.

Ata shihen bashkë kudo dhe mbrëmjen e kësaj të diele, ka qenë këngëtarja ajo që ka publikuar një fotografi me Përparim Kolën, siç është dhe emri i vërtetë i Popit.

Ata shihen të dy në palestër dhe mjaft në formë.

Prej ditësh Arilena dhe Popi ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe palestra e frekuentuar prej tyre ndodhet pikërisht në Hollywood. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd