Transmetuar më 29-12-2019, 21:43

Pica- Ky është një prej ushqimeve që përdoren më shpesh dakave, por në fakt nuk këshillohet. Kjo pasi kanë shumë yndyrë dhe shumë karbohidrate. Kjo bën që të vështirësohet tretja dhe rrezikohet që të përfundohet mbipeshë.

Makaronat- Të pasura me karbohidrate, makaronat nuk lejojnë që të bëhet gjumë i qetë gjatë natës. Kështu nëse doni që të jeni të kthjellët në mëngjes, shmangeni këtë ushqim në darkë.

Mishi i kuq– Bëhet fjalë për një ushqim vështirësisht të tretshëm dhe që kërkon një punë të madhe nga organizmi për tu përpunuar. Në mbrëmje preferohet që të shmanget dhe të zgjidhet më mirë mish i bardhë, ose më mirë akoma perimet.

Të skuqurat- Janë shumë të mira për tu ngrënë dhe ju shijojnë të gjithëve, por janë shumë të vështira për tu tretur dhe me shumë kalori. Përveç kësaj, me zor treten.

Çokollata- Sa i takon çokollatës, nuk këshillohet aspak që të konsumohet në mbrëmje. Cilësohet si burim shumë i mirë energjie dhe antidepresiv natyral. Por ka shumë kalori dhe konsumi para gjumit, mund të mos ju lejojë që të pushoni të qetë.

Pijet alkoolike- Ndonëse alkooli konsumohet gjerësisht çdo mbrëmje. Ndër të tjera sheqeri që përmbajnë këto pije, e bëjnë të vështirë ruajtjen e linjave, si dhe stimulojnë grumbullimin e yndyrës.

Ëmbëlsirat- Ashtu siç dhe mund të mendohet, ëmbëlsirat nuk këshillohen aspak që të konsumohen në darkë. Të pasura me sheqr dhe yndyrë, ëmbëlsirat vështirë se treten kollaj, duke u kthyer në yndyrë dhe duke e bërë të vështirë gjumin. /a.y/noa.al