Transmetuar më 29-12-2019, 18:50

Artistë, politikanë por edhe zyrtarë të policisë dhe repartit antiterrorizëm, janë pjesë e një liste të publikuar online gabimisht, nga qeveria britanike.

Në të bëjnë pjesë emrat e mbi një mijë personaliteteve, dhe adresat e tyre të shtëpisë dhe punës.

Gjithçka u pa, për më shumë se një orë. Mes emrave më të njohur janë këngëtari Elton John, lojëtari i cricket Ben Stokes, ish-lideri i partisë konservatore Iain Duncan Smith dhe kuzhinierja e njohur Nadiya Hussain.

Dokumenti u publikua gabimisht në sajtin e qeverisë britanike, ndërkohë që nëpërmjet një deklarate zyrtare u deklarua se gjithçka u bë gabimisht.

“Kërkojmë ndjesë për personat e prekur, po i kontaktojmë drejtpërdrejtë dhe po ekzaminojmë gjithçka ka ndodhur”, deklaroi qeveria brita ike për rjetin televiziv BBC.

Në listë u përfshinë 1097 emra, përfshirë me adresat e plota të tyre. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd