Transmetuar më 29-12-2019, 15:22

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi po tentonin të transportonin 9 shtetas algjerianë jashtë kufirit kundrejt fitimit.

Të arrestuarit janë Fatos Hasaj, 45 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe dhe Admond Alijaj, 30 vjeç, banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe.

Ata akuzohen për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

Arrestimi në flagrancë u bë në afërsi të pikës kufitare te Hani i Hotit teksa me mjetet e tyre po transportonin 9 shtetas të huaj algjerianë dhe tunizianë, me destinacion Malin e Zi dhe pastaj vendet e BE-së.

Operacioni u realizua nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër për parandalimin dhe goditjen e tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd