Transmetuar më 29-12-2019, 14:08
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosje ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Korçës.

Dy automjete janë përplasur në qendër të qytetit.

Ngjarja ndodhi në bulevardin "Gjergj Kastrioti", si pasojë e së cilës u plagos lehtë një person, identeti i së cilit nuk dihet ende.

Policia ka arritur në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e rrethanave./noa.al/