Transmetuar më 29-12-2019, 13:34

Dy vite më parë, një 51-vjeçari nga Britania i dhanë gjashtë muaj jetë dhe tani është duke e luftuar sëmundjen.

Peter Hinds kishte planifikuar funeralin e tij pasi i thanë që tumori nuk operohej dhe nuk trajtohej. Ndërsa tani, ai është në pritje të vitit 2020 pasi ia doli që të mundë kancerin.

Ekspertët vendosën që ti bëjnë kimioterapi dhe pas 24 javësh, tumori ishte zhdukur pothuajse plotësisht.

"Isha i shkatërruar kur shkova. Prisja të më konfirmonte se nuk ka më asgjë çfarë të bëjë. Por ndryshe nga ajo që mendoja, më thanë shpresë", tregon Peter.

Pas një operacioni ku hoqi pjesën e mbetur të tumorit, Peter u kthye në punë dhe vazhdoi jetën normalisht me Maxine./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd