Transmetuar më 29-12-2019, 13:07

Ditët e fundit, festivali i RTSH-së dhe përfaqësimi i Shqipërisë në Eurovision ka qenë në qendër të vëmendjes.

Prej vitesh, artistët shqiptarë mundohen të krijojnë projekte të mëdha për të përfaqësuar denjësisht vendin tonë në Europë. Por nuk kanë munguar asnjëherë kritikat.

Këngëtarja Juliana Pasha është vënë para vështirësisë ku duhet të tregonte performancën më të mirë e më të dobët të Shqipërisë në Eurovision.

Ajo vendosi që ta shprehë publikisht mendimin e saj. “Më e mira ka qenë e Eugent Bushpepës dhe më e dobëta e Frederik Ndocit”, tha Juliana në emisionin ‘Shiko kush luan’.

Eugent Bushpepa mori pjesë me këngën "Mall" në vitin 2018 dhe arriti deri në finale ku u rendit në vendin e 11-të.

Ndërsa Frederik Ndoci bashkëpunoi me Aidën për këngën "Hear My Plea", me të cilën shkoi në Eurovision në vitin 2007 por nuk u kualifikua në finale./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd