Transmetuar më 29-12-2019, 11:47

Mario Dedivanovic është një prej grimierëve më të famshëm në botë, i cili ka krijuar disa linja dhe bashkëpunime me Kim Kardashian.

Por fillimet e tij nuk ishin aspak të mira. Mario ka treguar se si reagoi nëna e tij kur hyri tek dyqanet e një firme të madhe për të bërë aplikim pune.

“Mamaja ime ishte jashtë vendit gjatë lancimit prandaj mbrëmjen e kaluar shkova me të tek Sephora që ta shihte për herë të parë. Ajo ishte me mua 19 vite më parë kur kalova pranë një dyqani Sephora dhe menjëherë hyra brenda për të aplikuar për punë. Por mamaja më kapi krahun për të më nxjerrë jashtë dyqanit dhe më tha se bukuria e makeup-i nuk janë për ty. Faleminderit Zotit pata kurajën të mos heq dorë dhe vitet që pasuan. Jo shumë fëmijë e bëjnë këtë. Të dua mami”, shkruajti ai në një postim në Facebook.

Mario ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj periudhe, jo vetëm për aftësitë e tij por dhe për prirjet seksuale.

Këtë vit doli publikisht për të pranuar se është homoseksual./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd