Transmetuar më 29-12-2019, 10:38

"Me tana" ishte hiti i Elvana Gjatës për këtë vit, me të cilën mori pjesë në festivalin e RTSH-së dhe kishte synim të prezantonte Shqipërinë në Eurovision.

Para disa ditësh, të gjitha këngët u fshinë nga Youtube dhe RTSH e cilësoi si gabim teknik. Prej kërkesave të mëdha të fansave, Elvana zgjodhi ti jepte një drejtim kësaj situate.

Ajo e publikoi këngën në kanalin e saj duke thënë se nuk e di arsyen përse u fshi më parë.

“Me tana” tani është publikuar në kanalin tim në Youtube. Kjo është përgjigje për të gjithë ju që më keni pyetur pse në kanalin e RTSH është zhdukur kënga ime, unë nuk e kam idenë…ishin më shumë se 4 milionë shikime atje, por jam e sigurt se miliona të tjerë do të vijnë. Ju dua shumë!”, shkruajti ajo.

Ky vit ka patur shumë polemika për fituesin. Shumë persona mendonin se votimi ishte i padrejtë dhe fitoren duhet ta merrte Elvana, jo Arilena./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd