Transmetuar më 29-12-2019, 10:05

Duajini gjithmonë motrat tuaja. Shkenca e ka vërtetuar se motrat ju bëjnë gjithmonë të lumtur.

Gjetjet nga Universiteti "De Montfort" dhe "Ulster" thonë se motrat inkurajojnë që të komunikoni, të nxirrni emocionet, gjë që sjell humor të mirë dhe lumturi.

"Motrat janë të prirura të inkurajojnë komunikim të hapur dhe kohezion në familje", tha profesor Tony Cassidy për ‘Telegraph’.

Motrat mund të debatojnë për rrobat dhe grimin shpesh herë, por janë shumë pranë familjes dhe përfshihen emocionalisht në çdo bisedë.

"Sidoqoftë, vëllezërit duket se kanë efektin alternativ. Shprehja emocionale është thelbësore për shëndetin e mirë psikologjik dhe të kesh motra e promovon këtë në familje. Mund të jetë që djemtë kanë një tendencë të natyrshme të mos flasin për këto gjëra. Djemtë sikur bëjnë një komplot heshtjeje për të mos folur, ndërkohë që vajzat kanë tendencë ta prishin", shtoi profesori./a.m/noa.al/