
Një 20-vjeçar është kapur në flagrancë në lokalet e Shkodrës.
I dyshuari i identifikuar si S.L.,banues në Shkodër akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike”.
Në kuadër goditjes ndaj ushtrimit të lojërave të fatit të palejuara dhe personave që shesin drogë, policia bëri kontroll në ambientet e një bar kafeje në lagjen "Manush Alimani".
Në raftin e pijeve, sekuestruan një qese me kanabis në formë çokollate, me peshë 93 gr dhe një peshore elektronike. Një tjetër i dyshuar, i identifikuar si K.G., 25 vjeç po procedohet në gjendje të lirë sepse i është gjetur në aparatin e tij celular një faqe web-i, e dyshuar si faqe sportive për lloto.
Materialet i janë dërguar prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





