Transmetuar më 29-12-2019, 09:21

Mbrëmjen e kaluar, Nju Jorku u trondit nga një ngjarje e rëndë.

Të paktën pesë persona janë sulmuar me thikë në shtëpinë e një rabiu (mësues i librit të shenjtë të Judaizmit).

Në shtëpinë në Monsej po mbahej një festë fetare kur hyri brenda sulmuesi. I dyshuari ia mbathi nga skena e krimit, por u kap më vonë nga policia.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e personave dhe motivi i sulmit. Një prej viktimave u ther të paktën gjashtë herë, tha Orthodox Jewish Public Affairs Council (OJPAC).

Sulmi erdhi një ditë pasi policia e qytetit të Nju Jorkut tha që oficerët po rritnin patrullimet në rrethet hebraike pas një sulmi të kërcënimeve dhe sulmeve antisemitike.

Aron Kohn, 65 vjec, i cili ishte në shtëpinë e rabiut në ato momente tha: "Unë po lutesha për jetën time. Ai filloi të sulmonte njerëzit sapo hyri brenda. Ne nuk kishim kohë që të reagonim."/a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd