Transmetuar më 29-12-2019, 09:08

Mëngjesin e sotëm ndodhi një aksident tragjik në Rubik.
Minibusi me turistë përplasi një automjet të tipit Alfa Romeo, si pasojë e së cilës humbi jetën drejtuesi i identifikuar si Led Caka.
Nga aksidenti, kanë mbetur tetë persona të lënduar që mendohet të jenë pasagjerë të minibusit, të drejtuar nga K.M.
Dyshimet e para thonë se aksidenti u shkaktua nga parakalimi i gabuar i automjetit.
Tetë të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalet e Mirditës dhe Kurbinit./a.m/noa.al/