
Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e posedimit të drogës.
Agjentët civilë të "Mobile Squad" vunë re një makinë të tipit "Renault Kangoo" që po ecte me shpejtësi dhe po i parakalonte autmojetet e tjera.
Pas një përndjekjeje, ata e ndaluan në Milano. Ai i tha se ishte murator dhe po nxitonte për të shkuar në punë.
Nga kontrolli, mësuan se automjeti ishte i regjistruar në emrin e një tjetri, emri i të cilit nuk dihet.
Brenda kishte 60 kilogramë marijuanë, të ndara në qese dhe gati për tu shitur.
I riu tha se kishte takuar një libanez në një bar, i cili i kishte ofruar 500 euro që të transportonte furgonin në Sesto Rondo, afër stacionit të metrosë për të takuar punëtorë të tjerë.
Ende vijojnë hetimet për të sqaruar çdo aspekt të ngjarjes, në veçanti për të gjetur gjurmuesit e sasisë së madhe të drogave./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





