Transmetuar më 29-12-2019, 07:54

Vendi ynë do të përballet edhe sot me temperatura të ulëta. Moti do të jetë i qëndrueshëm, por i ftohtë dhe i acartë.

Reshjet e shiut do të mungojnë sepse pjesa më e madhe e ditës do të jetë me diell.

Sa i përket temperaturave minimale, në zonat malorë do të arrijnë -6ºC, në ato të ulta -5ºC dhe ato bregdetare 2ºC.

Kulmi i temperaturave të larta do të jetë në orët e mesditës, të cilat do të arrijnë në 3ºC në zonat malore, 10ºC në ato të ulta dhe 11ºC në ato bregdetare.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor me forcë valëzimi deri në 4-5 ballë./noa.al/