Transmetuar më 28-12-2019, 22:42

Grida Duma, ish-deputete e Partisë Demokratike, u shpreh se dikur, kur ishte e vogël, bënte shumë punë nga mëngjesi në darkë.

"Më kujtohet sa shumë punë shtëpie bënim (qesh). Tmerr ka qenë. Jam rritur në shtëpi private, do shkojë një herë tek tarraca, pastaj janë veglat e oborrit, pastaj ke mbajtur ndonjë qen, mace, pulë, pastaj oborri, pastaj në 8 të darkës futeshe brenda pasi kishe mbaruar pastrim".

"Unë thelbësisht mbaj mend vetëm 1 apo 2 janar që ishte vetëm një pushim absolut, mund të haje çfarë të doje dhe nuk kishte punë shtëpie, këto mbaj mend", u shpreh Grida Duma.

Ajo foli mbi të kalurën e saj, teksa ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, ku ka treguar se si i kujtonte festat gjatë fëmijërisë./NOA.al