









Shqiptari që u vra në Londër, Flamur Beqiri, ishte i lidhur me grabitësin më të madh të bankave në Danimarkë. Ai u vra në Londër.
Flamur Beqiri ka pasur miqësi me Naief Adavin, sipas medieve britanike, i cili wshtw i arrestuar për grabitjen më të madhe në Danimarkë.
Raportohet se 33-vjeçari Adavi ishte një prej pjesëtarëve të grupit që grabiti rreth 9 milionë euro në Danimarkë, grabitja më e madhe në historinë e këtij vendi.
Pas prangosjes, gruaja e Adavit, Karolin, mjeke 31-vjeçare, u qëllua për vdekje në gusht teksa mbante në krahë fëmijën e saj 2 muajsh.
Sulmi në fakt ishte nisur për Adavin, i cili kishte djalin në krahë. Sapo nisën të shtënat, ai i dha foshnjen gruas së tij dhe u largua nga skena.
Por vrasësit e qëlluan edhe gruan, me fëmijën në krahë, duke e lënë të vdekur në vend.
Hetuesit po shohin edhe pistën që Beqiri ka pasur një të kaluar kriminale në Suedi dhe mund të jetë vrarë për hakmarrje.
Vrasjet e fundit, të pamëshirshme, kanë tronditur kryeqytetin danez./NOA.al