Transmetuar më 28-12-2019, 19:29





Ledri Vula, përmes një fotoje që ka postuar së fundmi, nga SHBA, ka përdorur shprehjen: thjesht po tallem.
Ai shihet me një gotë, por nuk dihet nëse fjala është për pijen apo kolegen që ka mbi supe.
Këngëtari ndodhet në Nju Jork, ku është duke dhënë atje koncerte se bashku me Elvana Gjatën, ku ata kanë ndarë edhe foto pas koncertit.
Ata të dy po i gëzohen koncerteve dhe festave të fundvitit, ndonëse Elvana nuk e mori çmimin e parë pas garës në festivalin e RTSH.
Elvana Gjata iku menjëherë pas mbylljes së natës finale, të festivalit, në RTSH, tepër e zhgënjyer nga vendi i dytë./NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





