

Një i burgosur, i cili vuante dënimin në Burgun e Beratit, u gjet në ditën e Krishtlindjeve i vdekur në qeli.
Blerim Protoduari, 39-vjeç, nga fshati Poshnje, Ura-Vajgurore, është gjetur i vetëvarur me kabullin e televizorit, brenda, në qeli ku vuante dënimin, nga roja e turnit të shërbimit.
Institucioni i IEPV-së Berat, që ka bërë edhe veprimet me ekspertët hetimorë të burgut, nuk e bëri publik ngjarjen, por ajo u denoncua nga ish-kryeministri Sali Berisha, një ditë më pas.
Sot mediat bënë publike ngjarjen, duke iu referuar autoriteteve të burgut të Beratit, të cilët konfirmuan se Blerim Protoduari kishte rreth 7-muaj që ishte i burgosur, për veprën penale “Dhunë në Familje” dhe kreu aktin e vetëvrasjes.
Ai nuk shoqërohej me askënd dhe prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni.
Ish-kryeministri Sali Berisha e denoncoi ngjarjen, një ditë pasi ajo ndodhi, madje tha se i riu që vrau veten, vuante nga probleme mendore, ndërsa atij jo vetëm nuk i jepeshin ilaçe, por i kërkonin para të dilte nga qelia, pasi i kishte përfunduar dënimi.
Mesazhi i Berishës për ngjarjen në fjalë:
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb
doktor. pershendetje
die. rreth ores 19 e 30. te mbremjes ne burgun e beratit. ka ndodhur nji. vetvarje .
ky person vuante nga smundja mendore. dhe e mbanin ne burg. se i kerkonin 500. mij lek. te vjetra
ne pa mundesi ekonomike. arriti ne. vet fliim
ilacet nuk i ipnin te lutem. Ju djali qe u vet var. Quhet. Blerim protoduari Poshteruar nga. Rilindja. Vetem se e din te gjith qe keta jan demojrat ? denoncoje kete rast. extrem?
/NOA.al
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





