








Robbie Williams i shprehu ngushëllime vajzës modele "të mikut të tij", 20 vjeçe, pasi ajo kreu vetëvrasje fundjavën që kaloi, teksa ishte duke festuar me miqtë.
Caitlin O’Reilly, 20 vjeçe, nga Staffordshire, vdiq tragjikisht në fundjavë, pas një feste me miqtë e saj.
Ajo ishte e bija e Pete O’Reilly, një mik i ngushtë i Robbie Williams.
Ylli i popit ka shprehur përmes një letre bërë publike ngushëllimet familjes, duke thënë se ajo e kishte tërë jetën para.
Në një mesazh për 2.57 milion ndjekësit e tij në Twitter, Robbie shkruajti: Caitlin Nicole O’Reilly ishte një vajzë e bukur 20-vjeçare me gjithë jetën përpara saj. Megjithatë, ajo në mënyrë tragjike humbi jetën".
"Miku im Pete po përpiqet të ndihmojë në përdorimin e kësaj ngjarje tragjike për të rritur ndërgjegjësimin për të ulur numrin e të rinjve, që vuajnë nga çështje të shëndetit mendor".
Babai i saj Pete tha: Caitlin ishte një fëmijë shumë i lumtur, i cili u rrit në një familje tejet të dashur. Ajo vuajti gjatë viteve të fundit me shëndetin e saj mendor dhe ndërroi jetë."
"Le të mos heqim dorë kurrë nga kujtesa e Caitlin dhe aq shumë shpirtra të tjerë të bukur në të gjithë botën."
"Ka shumë që për fat të keq kanë bërë një zgjedhje për t’i dhënë fund jetës së tyre, kur diçka më shumë duhej bërë, që ta kishte penguar atë të ndodhte".
"Së bashku, ne duhet të bëjmë gjithçka mund t’i ndihmojmë ata që vuajnë dhe të përpiqemi të kufizojmë shkatërrimin e të rinjve, që kryejnë vetëvrasje".
"Ballafaqimi me pasojat e një të dashuri që ka bërë zgjedhjen fatale për t’i dhënë fund jetës është jashtëzakonisht i vështirë".
"Vetëvrasja ka një ndikim shkatërrues tek ata që kanë mbetur pas. Ndonjëherë nuk ka asnjë paralajmërim ose shpjegim".
"Mesazhi im për këdo që ndihet i pamotivuar, ose vuan pasojat e shëndetit mendor në çfarëdo mënyre, është që së pari ne ta njohim atë".
Ky është hapi më i guximshëm; – thuhet në mesazh, "duke identifikuar sesa këta të rinj kanë nevojë për ndihmë. Bëhuni të guximshëm. Të folurit me ta është thelbësore"./NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





