Transmetuar më 28-12-2019, 14:31

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Varibob të Fierit, ku një 33-vjeçar është ndaluar nga policia pasi goditi me thikë vëllain e tij.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A. S., akuzohet se për motive të dobëta ka goditur me thikë vëllain e tij, shtetasin S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





