Transmetuar më 28-12-2019, 14:23
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim, pasi gjykata e kishte denuar me burg per “Shkelje te rregullave të qarkullimit rrugor” ka përfunduar në prangat e policisë së Laçit.

Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në Laç, Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur,në afërsi të një karburanti, bllokimin e mjetit tip "Volkswagen", si dhe të drejtuesit të mjetit, shtetasin Bledar Lushi (Bardhi), 34 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në maj të vitit 2019, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar 1 vit burg për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd