Transmetuar më 28-12-2019, 13:06

Një foshnje është nxjerrë gjallë nga rrënojat e një aeroplani që u rrëzua në një shtëpi, duke vrarë të paktën 12 njerëz.

Ndërsa ekipet e shpëtimit po nxirrnin të mbijetuarit nga mbeturinat metalike, një foshnjë e vogël u gjet e gjallë mes rrënojave.

Nuk dihet ende gjendja e foshnjës por punëtori i shpëtimit vrapoi drejt një ambulance për të marrë ndihmë urgjente mjekësore.

Pasagjerët telefonuan shërbimet e urgjencës dhe postuan video në internet pasi Bek Air Z2100 u përplas mëngjesin e djeshëm në Almaty, qytetin më të madh të Kazakistanit.

Avioni i pasagjerëve transportonte 100 persona dhe në mesin e të vdekurve janë një gazetar i lartë investigativ dhe një ish-ministër i Brendshëm./b.l/noa.al/