Transmetuar më 28-12-2019, 12:50

Arrestohet ne Itali nje shtetas shqiptar, i cili ishte person i shpallur në kërkim në të gjithë Europën.

Mediat italiane shkruajnë se në pranga është vënë shtetasi Arben Terqalaki, 32 vjeçari, për të cilin kishte urdhër kërkimi që në vitin 2014.

Shqiptari jetonte në Alessandri dhe u zbulua pas një kontrolli që policia bëri në këtë qytet.

Pas ndalimit të tij, oficerët kuptuan se Terqalaki ishte me një urdhër arresti europian të lëshuar që në vitin 2014 për krimet e trafikimit të qenieve njerëzore, nxitje, shfrytëzim të prostitucionit të kryer në Spanjë.

32-vjeçari duhet të vuaj 11 vite burg, ndërsa aktualisht ndodhet në burgun e Aleksandrisë./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd