Transmetuar më 28-12-2019, 10:58

Një argjendari në qytetin e Korçës ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja është regjistrar rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në Pedonalen e Korçës.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë prishur qepenin dhe më pas kanë thyer bravën e derës. Pasi kanë grabitur sende me vlerë, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Deri më tani nuk dihet dëmi i shkaktuar nga vjedhja, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd