Transmetuar më 27-12-2019, 23:13

SH.B.L.SH është rikthyer.

Grupi i famshëm i humorit është bashkuar sërish.

Lajmin e zyrtarizoi sot fillimisht regjizori i Klanifornia, Turjan Hysko, e më pas Julian Deda, aktori i njohur i humorit.

Ai bashkë me Ermal Mamaqin dhe Gentian Zenelaj, kanë pozuar së bashku, pas rikthimit në ekran. Treshja e famshme e humorit u bënë të njohur me grupin SH.B.L.SH, në “Portokalli”.

Kujtojmë se  prej kohësh, dy aktorët, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj ishin zënë me njëri-tjetrin, dhe për këtë arsye u ndanë.

“Sa i lumtur jam për këtë moment! Sërish bashkë vetëm në Klanifornia!”,– shkruan Turi në Instagram, duke konfirmuar edhe ekranin ku ata do të performojnë sërish./NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd