Transmetuar më 27-12-2019, 21:35

Pjesa e pasme e ndërtesës së kinemasë së Gjirokastrës është përfshirë nga flakët.
Flakët kanë shkrumbuar një dhomë të vjetër që përdorej si tip magazine.
Ndërhyrja në kohë e dy automjeteve të shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve edhe në ambientet e kinemasë së qytetit.
Shuarja e flakëve u bë në kohë të shpejtë, çka parandaloi edhe katastrofën në mes të qytetit.
Nga hetimet paraprake, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. /NOA.al