Transmetuar më 27-12-2019, 21:15

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e plazhit, në Durrës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një automjet u përfshi në aksident dhe ka mbetur i plagosur një person, ndërsa nuk dihet ende identiteti i tij.

I plagosur mësohet se ka mbetur pasagjeri i mjetit. Shkak i këtij aksidentit, sipas hetimeve paraprake,  mendohet se është shpejtësia e lartë me të cilën drejtuesi i mjetit ka tentuar të kalojë në rrethrrotullimin e zonës së plazhit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit./NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd