Transmetuar më 27-12-2019, 18:50

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot familjen prej tetë anëtarësh të Esat Lleshit që humbi shtëpinë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Vitin e Ri, ata nuk do ta presin në qiell të hapur. Familja është sistemuar në një shtëpi me qera derisa të bëhet ndërtimi i shtëpisë së re.

Kryeministri ishte kujdesur deri në detaj duke sjellë disa dhurata për fëmijët e familjes.

Kur e zonja e shtëpisë i ofroi karamele, Rama e refuzoi duke mos kursyer batutat. ‘Jam shumë i ëmbël vetë, nuk haj karamele.’

Një tjetër anëtar i ofroi portokall dhe nuk e refuzoi. Ndërkohë, tha se familjet e prekura nga tërmeti, plot 4127 të regjistruara aktualisht, do të qëndrojnë me qera të paguara nga shteti./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd