Transmetuar më 27-12-2019, 18:13

Londra u trondit nga vrasja e Flamur Beqirit para syve të gruas e djalit në Ditën e Krishtlindjeve. Shqiptari i njohur me emrin e artit  si ‘Alex’ humbi jetën nga një breshëri plumbash. Ai është vëllai i Misse Beqiri, një prej modeleve më të famshme që ka qenë e martuar me futbollistin e Manchester United.

Media britanike ‘The Sun’ i ka dedikuar një shkrim të gjatë ku thotë se vdekja e tij ka lidhje me organizata kriminale në Suedi.

“Flamur ‘Aleks’ Beqiri 36 vjeç, u përball me plumbat kur po kthehej në prag të vilës së tij 1.5 milionë euro në Londër. I dyshuari iku me vrap nëpër rrugët e Londrës.

Mjekët dhe një fqinj që ishte punonjës shëndetësor luftuan për të shpëtuar Flamurin, por ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes. Mediat suedeze kanë raportuar se vrasja e Flamurit ishte “e lidhur me rrjetet kriminale” në vend. Flamuri më parë kishte lidhje të ngushta me figura kryesore të Malmos dhe emri i tij ishte i lidhur me kontrabandim të kanabisit, 12 vjet më parë”, shkruan britanikja.

Sa i përket jetës personale, Flamuri u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2016. Ai u njoh me Debora Krasniqin në Facebook dhe realizuan një dasmë luksoze në Lake Como në tetor të vitit 2018.

Në dasmën e tyre kishte të ftuar shumë emra të njohur, prandaj bëri bujë dhe u komentua nëpër media./a.m/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd