Transmetuar më 27-12-2019, 14:38

Ndërsa shumë ligje të miratuara nga Parlamenti janë kthyer për rishqyrtim, kur bëhet fjalë për tërmetin, Presidenti Ilir Meta është treguar i gatshëm të hedhë firmën.
Kështu ditën e sotme, kreu i shtetit ka dekretuar ligjin që ka të bëjë me bonusin e qirave për të prekurit nga tërmeti.
Presidenti Meta dekreton shpallje ligji nr. 97/2019
DEKRET
PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
Dekretoj
Shpalljen e ligjit nr. 97/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore””.
Nr. Dekretit 11398
Tiranë, më 27.12.2019/a.y/noa.al