Transmetuar më 27-12-2019, 14:12

Shkëmbim zjarri në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë, me pasojë një efektiv të plagosur.

Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm, mes disa personave të dyshuar si hajdutë dhe policisë greke në Filat të Igumenicës.

Më konkretisht në Agio Nikola, pesë persona janë pikasur nga policia greke duke kaluar kufirin nga Greqia drejt Shqipërisë.

Gjatë ndjekjes nga policia greke, ka pasur shkëmbim zjarri në një zonë pyjore.

Sakaq dy nga të dyshuarit, një i ri 16 vjeç E.Ismaili, dhe një 46-vjeçar Sulo Ismaili, janë arrestuar.

Por gjatë ndalimit, 46-vjeçari ka bërë rezistencë, duke plagosur një polic, i cili u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e kryera dyshohet se shqiptarët kalonin natën dhe vidhnin bagëti të cilat i thernin dhe mishin e ngarkonin në mushka për ta shitur në Shqipëri.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që dyshohet se tre grabitësit e tjerë shqiptarë të cilët kalonin kufirin për të vjedhur, më tej janë kthyer në atdhe. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd