

Diva e popit, Rihanna ka patur një histori dashurie me dy prej reperëve më të mirë në Amerikë, Chris Brown e Drake.
Ky i fundit foli publikisht se si ndikoi në shoqërinë e tyre duke e konsideruar budallallëk “ftohjen” me Chris.
“Unë mendoj se ne kemi qenë gjithmonë në një lloj detyrimi. Unë mendoj se gjithmonë ka pasur pakënaqësi nga të dy palët. E dini, në fund të ditës, kur bëni një hap larg tij, fillon të ndjehesh pa kuptim sepse ka të bëjë me një çështje vajze”, tha ai në intervistën për ‘Rap Radar’.
Më pas shtoi se e pyeti Rihannën për bashkëpunimin me Chris sepse nuk donte që ajo të ndihej e parespektuar. Por ka marrë aprovimin e saj, e cila duket se nuk i ngatërron çështjet emocionale me muzikën.
“Unë mendoj se ajo është një person i mirë, me zemër të mirë që më mirë do të donte të na shihte ta shtronim çështjen sesa të vazhdojmë si fëmijë duke përfunduar në një situatë të rëndë”, tha Drake.
Ndërkohë, Rihanna po shijon historinë me miliarderin Hassan, me të cilin thuhet se do të martohet së shpejti./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





