Transmetuar më 27-12-2019, 13:14







Djali i bosit të drogës, Joaquin ‘El Chapo’ Guzman ka organizuar festa të çmendura për banorët në Sinaloa.
Ai ofroi darkë falas për të gjithë në Ditën e Krishtlindjes, si dhe bëri një paradë me të paktën 10 makina luksoze.
Rrjetet sociale u mbushën me video ku dukeshin makinat e rreshtuara në qytezën e Sinaloas.
Djali i bosit të drogës shquhet për dhurata bujare, veprime që i bën herë pas here.
Guzman është thuajse i paprekshëm tashmë në Meksikë. Disa muaj më parë, ai u arrestua nga policia por u lirua sërish, pasi njerëzit e kartelit iu vërsulën policisë me armë, duke i detyruar të tërhiqen./a.m/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





