Transmetuar më 27-12-2019, 12:51

Dy muaj më parë, aktori Gaz Paja dhe bashkëshortja e tij, Ira Seferi u bënë prindër për herë të parë.

Ira solli në jetë një djalë të cilin çiftin e pagëzoi me emrin Dard.

Gazi dhe Ira janë munduar ta mbajnë sa më larg rrjeteve sociale të voglin duke pritur momentin e duhur për ta prezantuar me publikun.

Megjithatë Ira ka postuar një foto shumë të ëmbël ku shfaqen këmbët e vogla të Dardit, i veshur me këpucë me arusha.

Foton Ira e ka shoqëruar me emrin e Dardit.