Transmetuar më 27-12-2019, 11:58

Policia e Shtetit vijon kontrollin e dyqaneve, marketeve dhe tregjeve, për sekuestrimin e lëndëve piroteknike.

Në zbatim të urdhrit të tre ministrave, “Për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike”,

strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollin e pandërprerë në subjekte të ndryshme dhe tregje me shumicë e pakicë, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e lëndëve piroteknike.

Si rezultat i kontrolleve, në Gjirokastër, në një magazinë, janë gjetur të magazinuara 1130 kapsolla dhe 365 fishekzjarrë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës vijojnë veprime e mëtejshme.

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vazhdim dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd